Bashkia Durrës ka publikuar listën paraprake të familjeve që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.
Sipas njoftimit të bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.
Fondi i shpronësimit do të parashikohet në buxhetin e vitit 2026-2027, ku për vitin 2026 është parashikuar fondi për shpronësim 400 000 000 lekë dhe për vitin 2027 është parashikuar fondi prej 488,786,104 lekë. Lëvrimi i fondit do të kryhet pasi të jetë botuar VKM-ja për shpronësim.
“DurrësLajm” po publikon më poshtë listën paraprake të pronarëve që shpronësohen nga zbatimi i projektit në fjalë. Në dokumentin paraprak janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.





