Aleksandar Vuçiç ka arritur që të fitojë në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë. Ndërsa sipas raportimeve serbe, Qeveria do të formohet në dy muajt e ardhshëm.

SNS, si një kandidat presidencial ka thënë një herë “disa emra”, por nuk ka thënë publikisht se cili do e zëvendësojë kryeministrin serb, raporton “b92”, transmeton “Indeksonline”.

Sipas informatave jozyrtare, kandidati i parë është ministri aktual i Financave Dushan Vujviq, apo emër tjetër i mundshëm është ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabiq.

Përpos emrave të Vujoviq dhe Brnabiq, mundësi tjetër për të qenë në pozitën e kryeministrit serb, ka edhe zyrtarja e lartë e partisë në pushtet dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Nikola Selakoviq, e cila pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka humbur funksionet në aparatin shtetëror.

Por pas largimit të Vuçiç nga pozita e kryeministrit, shpesh është deklaruar publikisht si i hapur për këtë pozitë edhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiç, i cili kishte deklaruar se do të pranonte qëndrimin nëse ajo do t’i ishte ofruar.