Policia greke ka publikuar fotot dhe emrat e dy shqiptarëve, pjesë e bandës së prostitucionit të arrestuar me 10 shkurt të këtij viti.

Dy shqiptarët e arrestuar janë 25-vjeçari Romeo Blindo dhe 24-vjeçari Eraldi Cura, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit kriminal janë rusë, gjeorgjianë, rumunë, kazakistanas dhe grekë.

Sipas hetimeve të policisë, ata kishin krijuar një faqe interneti për të reklamuar femrat të cilat detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale. Midis tyre një vajzë 14 vjeçare. Pasi klientët përzgjidhnin femrat online, të cilat ishin kryesisht nga Shqipëria e Rumania, i takonin në hotel.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin.