Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë një çift bashkëshortësh, që kishin rrahur kunatën e tyre.

U arrestuan Bardhul Kodra 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh, (burrë e grua).

Sipas policisë, në banesë çifti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese po në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.