Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të diskutuar një kërkesë të grupit parlamentar socialist, i cili kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës nga Parlamenti.
Burimet bëjnë të ditur se PS kërkon që të mos jenë në seancën e ardhshme parlamentare Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu nga PD-ja si dhe Kejdi Mehmetaj e Endrit Braimllari nga LSI.
News 24 bën të ditur se në Byro do të shqyrtohet edhe një kërkesë e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të përjashtuar edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili u filmua teksa i hodhi ujë deputetëve të opozitës.





