Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste njoftoi për një Kongres të Jashtëzakonshëm në fillim të tetorit, për ndryshimet në sekretariatin e PS-së.
Kryeministri ka propozuar për Sekretar Organizimi Ardian Çelën.
Ndërkaq ish-Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi është ngarkuar nga Rama me detyrën e Sekretares së Programit.
Ndryshimet e plota:
Sekretar Organizimi: Ardian Çela
Sekretare e Programit: Milva Ekonomi
Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca
Sekretare e Gruas: Evis Kushi
Sekretar digjital dhe i rinisë: Etjen Xhafa
Sekretare e marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko
Sekretar i çështjeve zgjedhore: Eridian Salianji