Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë, tek stacioni i fundit i 'Tiranës së Re', ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona në këmbë të cilët janë Gjon Pelivani 27 vjec dhe Renato Hoxha 31 vjec.
Paraprakisht mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe njëri prej tyre është transportuar në Spitalin Ushtarak.
Policia ka identifikuar autorin me inicialet A.M, i cili u shpall në kërkim, si personi që ka qëlluar me armë.





