Policia ka vënë në pranga 3 shqiptarë dhe disa italianë pasi ata janë hetuar për trafik droge në qytetin e Parmas. Nga operacioni i koduar “Broken” i cili ka zgjatur për një periudhë më shumë se 1-vjeçare kanë rënë në pranga tre shqiptarët, Sebastiano Shima, Ylli Tollja dhe Ilir Halluli.
Kapo i bandës ku merrnin pjesë dhe shqiptarë ishte një 49 vjeçar siçilian, i njohur nga policia. Pavarësisht se ishte nën masën e arrestit shtëpiak, ai kryente transaksionet e drogës.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Heroina dhe kokaina, sipas medieve italiane, drejtohej nga shqiptarët që banonin në Emilia.
Në emër të sicilianit Sebastiano Di Natale, që qëndronte në krye të grupit, ishin të dokumentuara mbi 300 shitje dozash lëndë narkotike ishte dënuar edhe më herët për trafik droge.
Pjesëtarët e bandës përdornin shprehje të koduara me njëri-tjetrin si për shembull: “Maria është në shtëpi? Doni të pini dy gota kafe? A mund të shkoj të marrë një birrë?”, të cilat u zbuluan nga policia.





