Ata kishin gjithçka duhej për të kryer vjedhje, por mbi të gjitha një Audi të vjedhur, një RS3 gri me vlerë 60 mijë euro, që kapte 250/km në orë dhe që s’kishte asgjë më të përshtatshme për t’i ikur larg Policisë gjatë ndjekjes.
Banda e hajdutëve profesionistë verën e kaluar goditi në provincat e Milanos, Monzas dhe Bergamos madje edhe disa herë brenda një nate.
Dje në mëngjes, karabinierët kanë prangosur, bandën e shqiptarëve, njëri shqiptar dhe katër të shqiptarë të Kosovës. Ata janë Sabedin Bitiq, 50 vjeç; Arsim Bytyçi, 44 vjeç (vëllai); Raimond Çela, 30 vjeç, Visar Sopjani, 33 vjeç dhe Fitim Emiri, 45 vjeç.
Në çdo grabitje banda kriminale ndërronte targat e Audi-t dhe kjo çoi në zbulimin e tyre. Në zonën Trezzano sul Naviglio, hajdutët planifikonin grabitjet, që llogariten deri në 100 mijë euro.





