Policia e Shtetit zbardh tentativë për vjedhje në fshatin Kropisht të Selenicës.

Si rezultat, në Selenicë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

Alfred Shametaj, 31 vjeç, Lulzim Elmazaj, 29 vjeç, Endrit Sinaj, 26 vjeç, Enerik Meçaj, 34 vjeç, banues në Selenicë dhe Eervin Dhima, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.