Më datë 10 janar 2025, 198 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i viteve më parë në bashkinë Durrës do të përfitojnë apartamente të reja, me strukturë 3+1, në sitin e ri në Spitallë.
Shorteu publik që organizon bashkia në këtë datë nis në orën 09.00 dhe do të zhvillohet në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
“Renditja e përfituesve për zhvillimin e shorteut do të shpallet në datën 09.01.2025, pasi përfituesit, pjesë e kategorive prioritare, të kenë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë njësisë administrative. Dokumentacion i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh nga Komisioni i Posaçëm. Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik. Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.”,- njofton bashkia Durrës.
Më poshtë, “DurrësLajm” po publikon listën e të gjitha familjeve përfituese nga ky shorte publik, që do të pasojë ato që do të mbahen në datë 9 janar, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës.