Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit, se shorteu publik me objekt shpërndarjen/caktimin midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të banesave kolektive me seksion A-2 dhe A-5 të ndërtuara në Zonën e Re për Zhvillim Manëz, do të zhvillohet më datë 15.11.2021 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 09:00.
Nëpërmjet këtij njoftimi, bashkia Durrës i bën apel të gjithë përfituesve të jenë të pranishëm në shorte, sipas listës që do ta gjeni bashkëlidhur më poshtë.
Bashkia Durrës thekson, se mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues, i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.
Megjithatë personat përfitues, në pamundësi për të qenë pjesëmarrës në këtë shorte publik, mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.
KLIKO KËTU për listën e shorteut.
K.Gj.