Tashmë është kthyer në traditë aktiviteti i Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës për shpalljen e mësuesve më të mirë të vitit në të gjithë qarkun e qytetit bregdetar, duke respektuar kështu figurën e lartë të përcjellësit të dijes te brezat e rinj.
Këtë vit, DAR Durrës ka shpërndarë 60 certifikata për mësuesit e përzgjedhur nga shkollat e tyre si të dalluar për vlerat dhe kontributin që kanë dhënë në fushën e arsimit.
Ndër 60 mësuesit e vlerësuar me certifikatë janë evidentuar 10 prej tyre si më të suksesshmit për vitin 2019, të cilët kanë shënuar arritje në misionin e tyre fisnik.
"DurrësLajm" publikon listën e 10 mësuesve më të mirë (si dhe të 60-ve të nderuar me certifikata):
- Fatbardha Kastrati – "Shaqe Mazreku", arsimi fillor
- Imer Ajazi – "Leonik Tomeo", lënda: Matematikë
- Mereme Rrustaj – "Qemal Mici", arsimi fillor
- Boris Facja – "Dom Nikoll Kaçorri", lënda: Gjerografi
- Valbona Çilingiri – "Olsi Lasko" part time, lënda: Anglisht
- Mirela Hoxha – "Kushtri i Lirisë", lënda: Anglisht
- Teuta Nishani – "Naim Frashëri", cikli i ulët
- Lindita Nerjaku – "Lidhja e Prizreni", lënda: Matematikë
- Brunilda Hilviu – "Dhosi Liperi Sukth, lënda: Histori
- Xhevdet Saliaj – "Neim Babameto", lënda: Histori-Gjeografi
G.D.





