Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, pasi e kishin kthyer shtëpinë e tyre me tre kate, në një minifermë për rritjen e kanabisit. Në shtëpinë e tyre janë sekuestruar 1000 rrënjë kanabisi.
Saimir Kullau, 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar dhe që u lanë në burg nga Gjykata e Derbyshire (më 17 Dhjetor), të akuzuar për prodhim kanabisi. Sipas autoriteteve atje, droga e sekuestruar kap vlerën e 1 milion paund.
“Kanabisi që rritet kështu përbën një rrezik serioz për komunitetet tona. Shpesh për rritje ata do të përdorin energji elektrike dhe do të mbingarkojnë sistemin duke paraqitur një mundësi reale të shpërthimit të një zjarri.
Këto rritje janë gjetur në çdo lloj ndërtese – nga shtëpitë e vogla me tarraca te magazinat e mëdha – por të gjitha paraqesin një rrezik shumë real për komunitetet përreth tyre”, ka thënë Rreshteri James Bowler, nga Alfreton SNT.





