Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit antikanabis, të koduar “Meshigli”.
Në pranga kanë rënë shtetasit Sherif dhe Igli Kola, babë e bir, si dhe 3 punonjësit e OSHEE Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi.
Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.





