Nëse rezultatet e sondazhit të mbrëmjes së sotme në Ora Neës do të jenë të njëjta me ato që do të dalin më 25 qershor, këta do të jenë deputetët që do të përfaqësojnë qarkun e Durrësit në legjislaturën 2017-2021.

Duke iu referuar listës së kandidatëve të secilës forcë politike për qarkun e Durrësit, DurrësLajm po rendit deputetët që mund ta përfaqësojnë atë në Parlament pas 25 qershorit.

PS do të çojë në Kuvend deputetët Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndrazhi, Rolant Xhelilaj dhe Jurgis Çyrbja.

PD çon në Kuvend Oerd Bylykbashin, Fatbardha Kadiun, Edi Palokën, Florion Mimën dhe Agron Dukën.

LSI çon në Kuvend Lefter Kokën dhe me më pak mundësi Nora Malaj.

Libra mund të çojë deputet në Kuvend Rezart Kthupin, nëse do të arrijë të fitojë një mandat.

PDIU mund të çojë në Kuvend Krenar Lasko.