Dy shqiptarët, Lefteri dhe Romeo, janë arratisur nga burgu rural të Kassavetia në Greqi.

Shqiptarët e arratisur janë të dënuar me nga 20 vite burg për vrasje, zjarrvënie dhe grabitje.

Të arratsurit konsiderohet si të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera.

Raportohet se ata janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë.

Dy të burgosurit shqiptarë, të dy 41-vjeç, që rezultojnë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie, janë arratisur mbrëmjen e së enjtes.

Të arratisurit mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Rurale të Kassavetia, ku ishin vendosur në një zonë të pa rrethuar për shkak të sjelljes së mirë dhe punonin atje.

Dy shqiptarët, të cilët kishin marrë pesë leje deri në vitin 2024, përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.