Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rrëshen ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Bëhet e ditur se shkak është bërë një sherr për vendin e parkimit. Mësohet se Enrik Bardhi është konfrontuar fizikisht me Sajmir Reçin, më pas ka shkuar në banesë ku ka marrë armën e zjarrit. Është kthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar Reçin në momentin që ky i fundit po largohej.

Në tentativë për të ikur, Sajmir Reçi ka humbur kontrollin e makinës së tij të blinduar tip BMW duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe duke përfunduar në ambientet e një karburanti.

Fatmirësisht, i riu nuk mori plagë ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes si dhe babait të tij Martin Bardhi i cili mësohet se ka qenë në vendngjarje.

Policia ka sekuestruar kamera të sigurisë në zonë për të dokumentuar ngjarjen dhe vijon kontrollet.