Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri, Shpëtim Skura, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanën sesi ndodhi plagosja.

Ndërkohë autori, i identifikuar si Albi Biçaku rreth 35 vjeç, është shpallur në kërkim