Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq. Një 62-vjeçar, i cili dyshohet se ka problem me shëndetin mendor, ka goditur gruan e tij (Pëllumbesha Muçollari) me mjet prerës dhe ka goditur me sende të forta djalin e tij 27-vjeçar Kamber Muçollari
Dy të lënduarit ndodhen në spital, ndërsa policia ka shkuar për ta arrestuar agresorin.
Në momenin që shërbimet e policisë kanë shkuar pranë banesës së tij, 62-vjeçari Ramiz Muçollari u është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.
Për kapjen e tij, një grup i forcave RENEA dhe struktura nga Korça kanë zbarkuar pranë banesës ku ka ndodhur ngjarja, me qëllim arrestimin e 62-vjeçarit.
Operacioni vijon.





