Një shqiptar 35-vjeçar është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali, raportojnë mediet italiane.

Ky i fundit është transportuar në spital në Bari, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e qytetit të Tranit arrestoi 2 shqiptarë për tentativë vrasje ndaj bashkëatdhetarit të tyre Elis Rredhi.

Në pranga kanë përfunduar të rinjtë Vilson Dapi, 30 vjeç dhe Veli Hakballa, 25 vjeç

Dy shqiptarët e vënë në pranga goditën disa herë me thikë në gjoks Elis Rredhin. Pas arrestimit ata u dërguan në Burgun e Tranit.

Raportohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.