Katrër perona janë ektraduar për në Itali për t’u përballur me dënimet apo proceset gjyqësore atje. Sipas policisë: 

-u ekstradua në Itali, Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

-ekstradua në Itali, Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;

-u ekstradua në Itali, F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;

-u ekstradua në Itali, E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Po ashtu mësohet se nga Italia është ektraduarnjë 30-vjeçar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa nga Kroacia është ektraduar një 19-vjeçar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Kroaci, u finalizuan procedurat për ekstradimin nëpërmjet PKK Rinas, të 6 shtetasve. Konkretisht:

-u ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

-ekstradua në Itali, shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;

-u ekstradua në Itali, shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;

-u ekstradua në Itali, shtetasi E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

-u ekstradua nga Kroacia, në Shqipëri, shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u ekstradua nga Italia, në Shqipëri, shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Bashkëpunimi me homologët vijon.