Tre kandidatë të rinj nga listat e PD-së që kanë dorëzuar pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor formularin e dekriminalizimit me qëllim verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre.

Bëhet fjalë për Artur Roshin, kandidat për deputet në listën e PD, qarku Tiranë, Nikolin Staka kandidat në listën e PD, qarku Shkodër dhe Zef Shtjefni kandidat në listën e PD, qarku Shkodër.

Bashkë me ta shkon në 109 numri i deputetëve në Kuvend, ndërkohë që opozita e re bëhet me 30 deputetë nga të cilët 17 të Partisë Demokratike dhe 13 nga Lëvizja Soialiste për Integrim.

Sot morën mandatin nga KQZ, Floriana Dhimitri nga lista shumë emërore e PD Gjirokastër, Andi Përmeti nga lista e PD Korçë, Eugen Bojaxhi nga lista e LSI, Berat dhe Erion Piciri nga lista e PD Tiranë.