Luigi Pompeo 42 vjeç, djali i bosit të mafies Rocco Agostino Pompeo, është arrestuar në veri të Milanos së bashku me tre shqiptarë të tjerë.

Pompeo është një prej pjesëtarëve të familjes mafioze milaneze të lidhur me klanin e Ndraghetës. Ai së bashku me tre shqiptarët u arrestuan nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale dhe trafik droge.

Shqiptarët e arrestuar janë: Eduard Korkaj 31 vjeç, Anxhelo Malollari 30 vjeç dhe vëllai i tij Igli Malollari 18 vjeç.

Policia italiane gjeti në një apartament që përdorej prej tyre 50 kg marijuanë, 12 mijë euro të falsifikuara me prerje 50 euroshe, dhe 8800 euro të falsifikuara me prerje 100 euroshe.

Një nga të arrestuarit, Eduart Korkaj, është plagosur në vitin 2009 gjatë një shkëmbimi zjarri në Lentate sul Seveso. Në atë kohë njihej me emrin Isa Korkaj, pastaj u kthye në Shqipëri ku ndryshoi emrin në Eduard.