Policia greke ka sekuestruar 113 kg marijuanë në kufi me Shqipërinë, konkretisht në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë dhe ka arrestuar tre të rinj shqiptarë.

Tre shqiptarët e arrestuar janë Hysni Banaj, 31 vjeç, nga Fieri; Anxhelino Minaj, 23 vjeç nga Fratari i Mallakastrës dhe Gerti Bendaj, 24 vjeç nga Fratari i Mallakastrës.

Shqiptarët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë. Nga të dhënat e policisë Greke rezulton që këta persona kane hyrë në territorin grek nga zona e Kakavijës në Gjirokastër.

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.