Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi u ndaluan nga policia gjatë një aksioni anti-drogë më 24 mars në Consett.

Mirush Kula dhe Sami Lame u kapën brenda një shtëpie bari, ku u sekuestruan 248 bimë kanabisi. Të dy u arrestuan dhe pranuan akuzat. Të dy shqiptarët kanë qenë të dënuar për drogë në Angli dhe kjo ishte hera e dytë që kapeshin për të njëjtën vepër penale.

Sami Lame ishte dënuar me 9 muaj burg vitin e kaluar për prodhim kanabisi dhe ishte liruar në muajin Shkurt të këtij viti.

Edhe 36-vjeçari Mirush Kula ishte arrestuar në nëntor 2020 në Luton të cilit iu gjetën 122 bimë kanabisi.