Një gjykatë në Britaninë e Madhe dënoi dy shqiptarë, të cilët u kapën në një ‘shtëpi bari’ në qytetin Brighouse.

Përmasat dhe sofistikimi i kësaj ferme kanabisi ka befasuar policinë.

Sipas medieve lokale, në fermën e kanabisit u arrestuan Gjin Leraj, 35 vjeç dhe Myslim Istrefi, 38 vjeç.

‘Shtëpia e barit’ monitorohej me kamera sigurie dhe ata e dinin se kur mund të vinte policia. Pavarësisht se tentuan të arratiseshin, të dy u arestuan.

Në pesë dhomat e shtëpisë rriteshin bimë kanabisi me një vlerë tregu prej 1 milion sterlina.

Shqiptarët e pranuan fajin, por thanë se duhej të mblidhnin para për të paguar borxhet që u kishin ‘peshkaqenëve të huave’ në Shqipëri.

Të dy u dënuan me nga 15 muaj burg, të pezulluar për 12 muaj, pasi gjykatësi tha se të dy kanë një perspektivë realiste për rehabilitim.