Gjashtë shtetas shqiptarë dhe një greke janë arrestuar nga policia e Athinës. Gjithçka nisi pas një telefonate nga banorët e Lenorman në Athinë, të cilët kërkonin ndihmë prej policisë pasi dy grupe romësh nisën të godasin njëri-tjetrin me sende të forta madje në zonë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Përleshjet mes grupeve të romëve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen e forcave të policisë, ata u shpërndanë. Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur “Ajiu Polikarpu” shtetasit:

1-Lulëzim Zerellari
2-Arif Ferhati
3-Ibraim Kallafi
4-Qibrie Zerellari
5-Sokol Lato
6-Maria Lato
dhe shetasja greke Kristina Cakiri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan; Një automjet, krehër fishekësh të pistolete 9mm, gëzhoja të kalibrit 9mm të shtira nga armë pistoletë(arma nuk u gjet), shuma chash prej afro 2000 eurosh si dhe leva,shkopinj dhe thika të përdorura prej grupeve gjatë përleshjes mes tyre. Policia thotë se në kërkim janë shpallur mbi 20 vetë. Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës. Prej kohësh policia dyshon se dy bandat u përleshën pasi përfitimet llogariten në qindra mijë euro në muaj.

Nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën kanë humbur jetën disa prej anëtarëve të këtyre bandave. Këto banda përdorin kryesisht të mitur për grumbullimin e materialeve pasi ligjet greke nuk mund t’i penalizojnë ata, si dhe emigrantë të jashtëligjshëm që jetojnë në barraka ose banesa të vjetra në zonën Eleona të Athinës.