Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lëndë narkotike.

Operacioni antidrogë i koduar me emrin "Trasportuesi" bëri të mundur arrestimin e dy vëllezërve.

Specialistët e Policisë kanë ngritur një pikë kontrolli të befasishme në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë, ku është bërë ndalimi i automjetit tip "Ford Focus", me targa AA 270 OZ, me drejtues shtetasin Xhevahir Keçaj.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës matariale 3 thasë brenda të cilave kishte  25 pako, me peshë totale 26 kg e 550 gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

  • Xhevahir Keçaj, 25 vjeç,  banues në fshatin Zenisht, Mat
  • Urim Keçaj, 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht, Mat. (Vëllezër me njëri tjetrin).

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 dhe 25  të Kodit Penal.