Pa u mbushur ende 24 orë nga urdhri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër.
Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit
Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik
Mustaf Kraja, drejtor i Bujqësisë
Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit
Agim Dardha, drejtor i zonave të Mbrojtura
Edmond Emini, drejtor i Postës dhe kryetar i PS-së Shkodër
Dhe pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër
Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë, dhe prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.





