Kanë ndërruar jetë dy vëllezërit Abazi nga Gjilani, të cilët u gjetën nën rrënojat e hotel Tropikal në Durrës, paraditen e sotme.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net, nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkohë janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.
“Të dy e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxirret nga rrënojat. Jam në vendin e ngjarjes”,– ka deklaruar ambasadori.





