Pamjet që shihni në video i përkasin vendngjarjes së plagosjes së dyfishtë në Durrës, e cila u regjistrua në sektorin Teuta, në zonën e plazhit.
Plagosja me armë zjarri erdhi pas një sherri masiv ku mbetën të përfshirë shumë persona, të cilët u konfliktuan mes tyre fillimisht me mjete të forta e më pas situata precipitoi deri në përdorimin e armëve.
Bëhet fjalë për persona me precedentë penalë, të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin në një nga lokalet buzë detit.
DurrësLajm mëson se bëhet fjalë për babë e bir Armando Baboçin, 39 vjeç dhe Erald Gjinin, 19 vjeç (ky i fundit ka ndërruar mbiemrin) me origjinë nga Laçi, të cilët kanë mbetur të plagosur si dhe pjesëtarë të familjes Tatozi nga Durrësi.
Mësohet se dy të plagosurit janë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





