Është hedhur sot shorti për 10 dosjet e dy gjyqtarëve tek Krimet e Rënda.

Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve të Vettingut.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte autoriteti që hodhi shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.