Policia e qytetit të Fierit ka bërë të mundur zbardhjen e ndodhur më 29.05.2017, kur dy të rinj vodhën mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milionë lekësh të reja.
Në pranga kanë rënë Renaldo Latifi, 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në Levan.
Ngjarja ka ndodhur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milionë lekësh të rinj në pronësi të 57-vjeçarit me inicialet Xh.K.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim”.





