Policia e Korçës ka arrestuar dy autorët e grabitjes së Katedrales “Ngjallja e Krishtit” si dhe ka shpallur në kërkim një person.
Në pranga kanë rënë Joan Cigare, 23 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë.
Ditën e hënë kanë hyrë në Katedrale dhe kanë qëndruar të fshehur derisa objekti është mbyllur dhe kujdestari është larguar. Më pas ata kanë thyer dhe dëmtuar dy prej arkave ku grumbullohen të hollat e besimtarëve.
Mësohet se Arifi dhe Cigare kanë përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia destinon për mensën e të varfërve.





