Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tjetër shqiptari, rival në bandat e drogës.

Sipas BBC, vrasja ka ndodhur gjatë një përleshjeje bandash për një sasi droge me vlerë rreth 95,000 paund.

Të dënuarit janë Radian Lika 36 vjeç dhe Brikel Palaj 33 vjeç. Ata vranë me thikë Aranit Lleshin 32 vjeç pas një sherri për konfliktet e kanabisit.

Një tjetër shqiptar, Nikola Palaj 29 vjeç u dënua me 5 vjet burg për vrasjen nga pakujdesia të 32-vjeçarit Lleshi.

Ndërsa Kastriot Mhillaj 35 vjeç pranoi akuzën për akte të dhunshme dhe u dënua me 18 muaj burgim, por u lirua menjëherë nga qelia pasi kishte qëndruar në paraburgim për 1 vit.

Gjatë seances, gjykata dëgjoi se kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër vendit ku ndodhi përleshja në Bloomfield Road, Brislington.

Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, të dy nga Culvert Road, Tottenham, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.