Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 4 janarit në zonën e Freskut në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugëm “Xhon Belushi”.

Bëhet fjalë për një vrasje në familje, ku pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk dihen, Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij, Lulzim Camin dhe më pas veten.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.