Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuman në Fier, ku një 80-vjeçar vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në këtë fshat, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, shtetasen Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës.

Më pas, i moshuari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.