Vijon Operacioni “Vjeshtë 2017”, Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ndalojnë dy shtetas të tjerë nga Durrësi e Shijaku, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në ngarkim të tyre drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasja” 19 vjet më parë dhe “Trafikimi i narkotikëve” 17 vjet më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” kanë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimi drejt shtetit italian, konkretisht:
•Gëzim Aleksi 41 vjeç, banues në Shijak;.
•Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të shtetasit Gëzim Aleksi, Gjykata e Brescia-s / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16.06.1998 për veprën penale “Vrasja” parashikuar nga legjislacioni italian.
Në ngarkim të shtetasit Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë; shtetasi G.Aleksi më datë 12.10 2017, dhe shtetasi D.Hersi më datë17.10.2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





