Ky është 59-vjeçari Përparim Ademi (Tela), i cili paraditen e sotme qëlloi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani në zonën e Astirit në kryeqytet.

Ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit, ndërkohë që dyshohet se është i plagosur. 

Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre. 

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.