Zbardhen identitetet e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në mesnatë në Fushë -Prezë.

Bëhet fjalë për shtetasit Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 mars), ku humbën jetën 4 të rinjtë. Sipas policisë, Benz-i ku udhëtonin 4 viktima është përplasur me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat.