Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një pronar i një dyqani ushqimor ka gjetur vdekjen pas një sherri me sende të forta. Viktima është Agim Arapi, 60 vjeç. Ai është sulmuar nga 3 persona, të cilët janë arrestuar.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi "Epidamn" ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 60 vjeç, banues në Durrës. I dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi.
Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.
Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.





