Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar tentativën e vjedhjes së një banese në Prush më 9 dhjetor, ku personat e dyshuar kur konstatuan hërbimet e policisë qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre.
Në pranga janë vënë dy shtetasit, Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Po ashtu të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të një vjedhjes së një argjendarie në Kamëz, dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celulare dhe 3 karta sim, dhe një pajisje GPS.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blind”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, tentativa e vjedhjes së një banese në Prush, ku personat e dyshuar, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e më pas janë larguar.





