Janë zbuluar emrat e gruas që mbeti e vdekur në atentatin në Don Bosko në Tiranë dhe të pesë personave të tjerë që mbetën të plagosur.

Viktima e atentatit në Don Bosko në Tiranë është Mimoza Paja, ndërsa të plagosurit janë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Dyshohet se objektiv i sulmit ishte pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Fation Murati, ndërsa viktima, që ishte banakierja e lokalit u qëllua gabimisht.

Ndërkohë forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.