Gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar një laborator droge në qytetin e Fierit.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, laboratori i drogës është zbuluar në një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit.
Burime nga policia bëjnë me dije se zbulimi i laboratorit ka ardhur pas dyshimeve për harxhim të madh energjie nga dy katet e një pallati, ku fatura në muaj arrinte në tre milionë lekë.
Policia bëri të mundur kapjen ne flagrancë të 8 personave, mes tyre edhe dy femra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katërshe.
Të arrestuarit janë Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier; Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier; Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier; Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat; Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier; Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier; Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier; Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
Policia ndaloi gjithashtu edhe dy punonjës të OSHEE për moskallëzim krimi, Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot, si dhe Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.
Po në vijim të këtij operacioni, policia arrestoi shtetasin Sokol Memushaj. Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime kanabis dhe një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.





