Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Resulaj të Vlorës, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 6 të tjerë të plagosur.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt i vjetër që autori i ngjarjes dhe viktimat kishin me njëri-tjetrin. Raportohet se autori dhe viktimat ishin kushërinj të parë mes tyre. 24-vjeçari kishte shkuar ne shtepine e gjysherve dhe xhaxhait dhe i ka ekzekuar te gjithe, perfshire gra e femije.
Gazetari i News 24 ka mundur te shkepuse deshmi nga banoret e fshatit, te cilet shprehen te tronditur dhe thone se 24-vjeçari autori i masakres me 8 viktima, ishte me probleme mendore.
Mes viktimave ka edhe dy femije.
Nderkohe jane zbuluar edhe emrat e disa prej viktimave, te cilet jane: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zyka (17 vjec) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjec).





