Bosi i mafias së Viterbos, Ismail Rebeshi, është dënuar me 16 vite burg për tregti të heroinës dhe marijuanës në territorin italian.

Rebeshi, i cili ishte furnizuesi i një bande droge, u arrestua më 9 shkurt të vitit të kaluar dhe po e vuan dënimin në seksionin “41 bis” të burgut të Cuneos, shkruajnë mediet italiane.

Operacioni “Vakuumi”, i realizuar nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë prej 11 tregtarë droge italo-shqiptarë, nga të cilët Rebeshi ishte furnizuesi kryesor.

Mediat italiane shkruajnë se në krye të bandës do të ishte një shqiptar, i njohur si Lele, “subjekt i kalibrit të konsiderueshëm kriminal”, i cili në çdo negociatë ka shkuar i armatosur me pistoletë.

Sipas përgjimeve, pavarësisht “kalibrit të dukshëm kriminal”, ai kishte frikë nga Rebeshi.