18-vjeçari shqiptar, Ermal Halili ka ndërruar jetë në spitalin e Udines pas plagëve të marra me thikë gjatë një sherri të dhunshëm në një park në lagjen San Domenico me një 17-vjeçar shqiptar tjetër.
Autori i krimit është një minoren i pashoqëruar shqiptar në Itali i cili strehohet në qendrën e emigrantëve minorenë në Udine "Don De Roja". Motivi i këtij krimi ka qenë një grindje mes dy shqiptarëve pas një ndeshje futbollit zhvilluar ditën e dielë 21 korrik 2019.
Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t'u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje. Por 18-vjeçari Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17-vjeçarin ta godasë me një thikë kuzhine të përmasave të mëdha. Viktima është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grykën e një shisheje të thyer.
Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udines ku dhe është operuar, por plagët e marra kanë qeë vdekjeprurësë për të riun shqiptar. Në momentin e ngjarjes ka qënë i pranishëm dhe vëllai binjak i viktimës. Autori i krimit është vënë nën pranga me akuzën e vrasjes së qëllimshme.





