Një 18-vjeçare në fshatin Vasjar të Memaliajt i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se viktima, Mirela Beta është dërguar nga prindërit në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, fatkeqësisht ajo ka humbur jetën pasi kishte konsumuar lëndë helmuese. 

Prej 3 muajsh, e reja ndodhej në gjendje depresive pas humbjes së bashkëshortit në një aksident tragjik në punë.

Mateo Kozan, 18 vjeç punonte në “Bypassin” e Levanit dhe për shkak të pakujdesisë, u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës.

Për 18-vjeçaren Beta ka qenë e pamundur që të marrë veten nga kjo tragjedi, çka bëri që ajo të ndërmerrte edhe aktin ekstrem të vetëhelmimit me fostoksinë.