Teksa shumë qytete të ndryshmë të Shqipërisë janë nën pushtetin e ujit, një konflikt me përdorimin e armëve të zjarrit është shënuar në qytetin e Bulqizës si pasojë e një konflikti.
Policia bën me dije se ditëne sotme rreth orës 10:20, në rrugën e pazarit, qytet i vjetër Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel, ku udhëtonin dy shtetasit E.M, dhe E.M, (vëllezër) banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.





